Gjeloshaj uron kryetarin e ri të Shoqatës ”Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj

December 20, 2023

Zv. Kryeministri njëherit dhe ministër i ekonomisë në Mal të Zi përmes një postimi në fb ka përgëzuar kryetarin e posa zgjedhur të shoqatës ” Jehona e Malësisë” z.Agron Dedivanaj.

“Që nga themelimi i saj shoqata ” Jehona e Malësisë” ka qenë një nga shoqatat më active në diasporë, përmes angazhimit të përkushtuar për avancimin, përparimin dhe mirëqenjen e komunitetit shqiptarë në SHBA, si dhe ndihmën e pa rezervë pë atdheun”- ka shkruar Gjeloshaj.

Me këtë rast Gjeloshaj shpreh bindjen që z. Dedivanaj do të vazhdojë këtë rrugëtim me të njëjtët hapa drejt përforcimit dhe avacimit të cështjes shqiptare.

Ja postimi plotë i z. Nik Gjeloshaj

Gjej rastin të përgëzoj z. Agron Dedivanaj në zgjedhjen për kryetar të shoqatës “Jehona e Malësisë”.
Që nga themelimi i saj, shoqata “Jehona e Malësisë” ka qenë një nga shoqatat më aktive në diasporë, përmes angazhimit të përkushtuar për avancimin, përparimin dhe mirëqënien e komunitetit shqiptar në SHBA, si dhe ndihmën e parezervë për atdheun. Vlen të përmendet angazhimi dhe puna e sinqertë që kjo shoqatë bëri gjatë zgjedhjeve lokale të marsit, që atdheu i tyre të vazhdojë me zhvillim dhe progres.
Kjo shoqatë me kryetarin e deritanishëm z. Vilson Sinishtaj ndërmori hapa konkretë për mbështetjen dhe forcimin e pozitës së shqiptarëve, nëpërmjet vendosjes së lidhjeve dhe kontakteve të shkëlqyera me adresat më të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin amerikan, si dhe duke mbështetur projekte të ndryshme arsimore, kulturore e të tjera në Malësi.
Jam i bindur se z. Dedivanaj do të vazhdojë me të njëjtat hapa, drejt forcimit dhe përmirësimit të pozitës së shqiptarëve, ku edhe një herë i uroj atij dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të zgjedhur në strukturat e shoqatës gjithë të mirat, suksese dhe që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mirën e Malësisë dhe kombit tonë.

NGJ

Previous Story

Zgjedhjet në Forumin rinor/ Festim Halili: Në Vicë zgjidhet Shëndrit Dehari kurse në lagjen e Sahatit zgjidhet Hamza Iljazi

Next Story

2.3 milionë euro mbështetje financiare për startup-et, nëpërmjet thirrjes “Startup 5”

Latest from Lajme

Go toTop