Kryetari Ahmeti përgëzon Shaip Kamberin për mandatin e ri të fituar

December 18, 2023

Kryetari i BDI Ali Ahmeti ka përgëzuar sot deputetin e Luginës, Shaip Kamberi me rastin e fitores së mandatit të ri në zgjedhjet që u mbajtën dje në Serbi.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës dëshmuan unitet jetik me pjesëmarrjen masovike në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe arritën të sigurojnë praninë e zërit të tyre në Kuvend.

Përgëzoj deputetin Shaip Kamberi për mandatin e fituar duke i dëshiruar shëndet dhe mbarësi në misionin e përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre në Serbi.

Sigurimi i këtij mandati është fitore mbarëkombëtare. Përgjegjësinë për suksesin e këtij misioni demokratik dhe për ruajtjen e dinjitetit kombëtar kudo ku flitet shqip e kemi të gjithë ne bashkë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë e Shqipëri.

Qoftë i mbarë rrugëtimi ynë i përbashkët drejt shtigjeve të përparimit!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=898135568347233&set=a.465898708237590

Previous Story

Drejtori i Ansamblit, Tolaj u prit në takim nga Drejtori i RTK- së Rilind Gërvalla

Next Story

Zëvendës ministri Rexhepi: Investojmë në çdo komunë

Latest from Ballina

Go toTop