Rustemi: BDI është derë e hapur e rinisë, ne garojmë me program cilësor e jo me urrejtje ndaj të tjerëve…

December 15, 2023

Kryetari i Forumit Rinor në Degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Avni Rustemi tha sonte para rinistëve tetovarë se të rinjt gjithmonë kanë qenë dhe janë të përfaqësuar në BDI, duke iu besuar dhe pozita të rëndësishmë shtetërore.

Rustemi shtoi se rinia për shembull duhet të ndjek rrugën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Të jesh pjesë e rinisë do të thotë të jesh pjesë e vendimarrjes. Rinia është jeta që mban gjallë BDI-në, ndaj gjithmonë kemi pasur, kemi dhe do të kemi vend në organizatën tonë politike. Ne nuk urrejmë askënd, ne konkurojmë me ide dhe platformë, garojmë dhe fitojmë. Bashkohuni me BDI, bashkohuni në rrugën drejt idealit, drejt progresit, ashtu siç na mësoi lideri ynë, Ali Ahmeti. Së bashku ndërtojmë të ardhmen, suksese në këtë rrugëtim të madh”, deklaroi Rustemi.

Previous Story

Xhaferi: Unë besoj tek rinia, gjithmonë është nder të jemi krah sukseseve të juaja

Next Story

Halili: BDI njihet si parti që then tabutë, Kryeministri shqiptar është arritja jonë e radhës…

Latest from Lajme

Go toTop