Kenga folklorike tradicionale e veriut jehon nen logon “Malesia Folk”

Malesia e Madhe po shpalos gjithnjë e më tepër traditën dhe kulturën e saj mijëra vjeçare.
Këtë e tregon më së miri produksioni “Malësia Folk” me realizimin tashmë të kthyer në traditë të përvitshme të evenimentit më të madh muzikor tradicional të veriut, që duket se i mungonte Malësisë, që të plotësohej amaneti i të parëve për ruajtjen e traditave tona të pashoqe, ku në sfondin e skenës imazhet e zonave më atraktive të Malësisë së Madhe krijonin një bukuri të pastër të Malësisë tonë të bukur.

Në këtë eveniment i cili do publikohet në ditët e festave të fundvitit, krahas muzikës folklorike dhe këngëtarëve të shumtë qëndron krenare dhe veshja tradicionale e Malësisë së Madhe, çakshiri, qeleshja dhe Xhubleta Malësore e cila tashmë është nën mbrojtjen e UNESCO-S.

Në këtë spektakël vlerash, traditash dhe talentesh, shpaloset kultura jonë e pashoqe, traditë e ruajtur me fanatizëm dhe e sjellë gjer në ditët tona nga të parët tanë, organizatorët janë kujdesur deri në detajin më të vogël, ku të duket sikur je rikthyer mbrapa në kohë, teksa dëgjon tingujt e ëmbël të çiftelisë, jehonën e këngëve tradicionale’ dhe shikon djem e vajza të veshur me veshjet tradicionale, na mbetet të themi vetëm “JU LUMTË” ideatorëve dhe organizatorëve të këtij spektakli vlerash kombëtare.