Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe Lladrovcin, bëjnë homazhe dhe vizitojnë familjen Rugova

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë bërë homazhe dhe vizituan familjen Rugova, me rastin e ditëlindjes së ish presidentit, Ibrahim Rugova.

“I ndershmi nderon! Faleminderit vëlla Ali, faleminderit znj. Fanë, Mendim, Ukë e Teutë Rugova”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, njëherësh personaliteti i pandashëm nga historia e çlirimit të Kosovës, Ali Ahmeti, me bashkëpunëtorë, bartës të përgjegjësive institucionale, me rastin e ditëlindjes së ish presidentit Rugova, ka bërë homazhe dhe vendosi kurora me lule, bashkë me Mendimin dhe Ukën.

Më pastaj, vizituam familjen Rugova, ku na priti znj. Fana, me bijtë dhe bijën Teutën, me ç’rast u bënë evokime nga historia jonë e re, rrugëtimi i vështirë e plotë sfida, me qëllimin e përbashkët, fuqizimin e subjektivitetit nacional nga shteti i shpërbërë, ish Jugosllavia, krijimi i Republikës së Kosovës, subjektiviteti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.

Homazhet dhe vizita në familjen Rugova, ishte rast të flitet dhe përcillet mesazhi i respektimit të vlerave dhe kontributit të ish Presidentit me rastin e ditëlindjes së tij, duke dhënë shembullin e prezantimit të çështjes shqiptare, nga Shoqata e Shkrimtarëve, krijimi i partive të para politike shqiptare, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare, Rambujeja dhe organizimit demokratik e pluralist të partive politike shqiptare në trojet e veta.

I ndershmi nderon!

Faleminderit vëlla Ali, faleminderit znj. Fanë, Mendim, Ukë e Teutë Rugova!

https://www.facebook.com/share/p/zwfwZheNfrB9Qs3L/?mibextid=WC7FNe