Klubi “Wolf” nga Tetova fiton pesë medalje në kampionatin e Kickboxit në Shqipëri

Klubi i kickboxit “Wolf” nga Tetova ka shkëlqyer në kampionatin Ndërkombëtar të këtij sporti të zhvilluar në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë. Klubi tetovar në këtë event arriti të “rrëmbejë” pesë medalje të arta.

Me vendin e parë e mbyllën garën, Alban Sherifi në disiplinën 94kg, Lilirjan Samiu në 95kg, Rron Sulejmani ishte më i miri në kategorinë deri në 24kg, Albi Samiu e kishte u kurorzua me të artën në 51kg dhe Adian Sulejmani fitoi vendin e parë në 25kg.

Gjithashtu trajneri i klubit “Wolf”, Hatip Murtezani mori mirënjohje nga Federata e Kickboxit të Shqipërisë si trajner i suksesshëm.

Klubi i kickboxit “Wolf” me 16 dhjetor do të marrin pjesë në gara profesionale, ku luftë do të ketë Alban Sherifi në disciplinën k1 fight.