Artistja Mejreme Kurti gati këngën kushtuar komandantit legjendar

November 25, 2023

Ajo është një artiste me origjinë nga Mati por që ka vite e vite që jeton në Maqedoninë e Veriut e mjaft e kërkuar kudo. Edhe në programet festive të fundvit ajo do të jetë e pranishme por sapo ka përfunduar një projekt mjaft të bukur dhe do të lansohet në një ditë të veçantë. Fjala është për këngëtaren Mejreme Kurti ku shumë shpejt do të sjellë këngën më të re kushtuar heroit legjendar Adem Jashari. Mësojmë se klipi është realizuar te shtëpija e Adem Jasharit dhe do të titullohet “Ditëlindja legjendarit” me tekst nga Gjovalin Dushaj, punuar nga M&D Studio, orkestrim nga Muhamet Selim dhe Driton Fazliu. Duke ditur zërin e artistes ne mezi e presin këtë super projekt.

Previous Story

Editoriali në Flaka, kthesë në rastin e Lotarisë. Qytetarët në përkrahje të drejtorit shqiptar

Next Story

Hapet zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Prishtinë/ Destani: Krijon mundësi të reja për investime

Latest from Lifestyle

Go toTop