‘ 24/ 7 ” quhet projekti më i ri ardhur nga artisti Bekim Ibrahimi

Ka edhe pak javë që viti 2023 të largohet por për artistin Bekim Ibrahimi do të mbetet viti më aktiv. E në fakt projektet e tij muzikore me plot ngjyra i kanë dhënê shumë nota e muzikë të mirë jo vetëm këtij viti por edhe tregut muzikor shqiptar. Më e reja nga ai ka ardhur ditë më parë dhe quhet ” 24/ 7 ” që quket jo vetëm një këngë e bukur dhe rtimike por edhe një adrelinë që përshkruan edhe jetën e tij shumë aktive si artist që sikur nuk ka pushuar asnjë orë e ditë për të sjellë super projekte muzilore shqiptare. Kënga që mund ta dëgjoni dhe shihni më poshtê ka mjaft pëlqime dhe mësojmë dhe muzika dhe teksti është shkruar nga vetë Bekimi, ndërsa orkestrimi dhe master nga Endrit Shani dhe xhirimet realizuar në Tiranë nga Artfabe. Por pyetja është a do ta mbyllë ai vitin me kêtë projekt? Mendojmë që jo pasi këto ditë Bekimi është parë në Kosovë e Shqipëri e kur ai viziton vendet e bukura shqiptare nga ai pritet diçka e re që mund të na suprizojë në ditët që do të vijnë.