Ku është Eli Murtezaj ka bukuri, fashion dhe fitore

Duket se ka lindur për të bukurën dhe natyrisht se ku ndodhet ajo ka vetëm fashion e çmime. Po flasim për parukierën e njohur shqiptare Eli Murtezaj nga Peja që pak mē shumë se dy dekada që falë pasionit të saj dhe si ajo tregon e bën me zemër dhe e don shumë këtë profesion. Por ajo në karrierën e saj ka vetëm suksese që janë vlerësuar me trofe e plot çmime e deri tani ka 13 kupa e medalja e plot çmime e vlerësime të tjera. Duhet ta veçojmë vitin 2017 ku ajo ka fituar çmimin e parë në eventin më të madh të modës në Turqi e ku ky aktivitet u trasmetua edhe në Rtv21. Cmim pas çmimi për Elin ku në vitin 2018 në Tiranë rrëmben atë si më e sukseshmja e vitit duke qenë më pas edhe prezente dhe e ftuar kudo në ballkan dhe në botë. Nuk do të kishin të numëruara eventet ku ajo ka qenë por më e freskta ishte Eventi i të bukurës në Napoli të Itali ku ishin të pranishëm nga shumë vende të botës e pejanja ishte aty duke përfaqësuar Kosovës si kryeatare dhe ambasadore e Kosovës në fushën e të bukurës. Mjafton që të shkruani emrin e saj në internet ose ta ndiqni atë në rrjetet e saja sociale e do ta kuptoni se mjeshtëria e saj dhe prania e saj kudo shkëlqen.