Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, Grubi në intervistë live shfaqet me kollare rozë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili sonte ishte i ftuar në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5, foli mbi shumë çështje aktuale nga politika vendore, mirëpo ajo që mori vëmendje ishte dhe paraqitja e tij, kësaj herë me një kollare ngjyrë rozë.

Natyrisht, Grubi e ka mendur këtë paraqitje dhe si një lloj solidarizimi me të gjithë gratë dhe burrat e prekur nga kanceri i gjirit, pasi muaji tetor njihet si muaji rozë – muaji i ndërgjegjësimit ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.

Kujtojmë se Grubi në shumë paraqitje mediatike apo edhe ngjarje të rëndësishme është komentuar për pamjen e tij, herë më zyrtare e herë më “casual”.