“Xhamadani vija vija”, mërgimtari bën tatuazh këngën nga Shkurte Fejza

Mërgimtari kosovar që jeton në Gjermani, Mendim Osmanaj ka treguar atdhedashurinë në një formë tjetër.

Mërgimtari nga Gurrakoci i Istogut ka bërë tatuazh vargjet e këngës së famshme të Shkurte Fejzës “Mora fjalë”.

Lidhur me këtë veprim të Mendim Osmanajt, ka reaguar edhe Shkurte Fejza.

“Është nder dhe privilegj për mua që kënga ime ka arrit të prekë zemrën tënde dhe vargjet e saj i ke qëndisur përgjithmonë në trupin tënd. Sa e lumtur jam që ka shqiptar të tillë dhe atdhedashurinë e kanë të mbjellur në zemër. Faleminderit për respektin dhe dashurinë që i ke treguar muzikës time me këtë tatuazh. E gëzofsh Mendim” , shkruan Shkurte Fejza në reagim.