Profesori arbëresh, Mario Massaro, viziton Institutin Albanologjik

September 7, 2023

Sot, më datë 7.9.2023, Institutin Albanologjik e vizitoi profesori arbëresh Mario Massaro, i shoqëruar me gjuhëtarin dhe profesorin e njohur, Dr. Imri Badallaj, dhe bashkëpunëtorët e tij të tjerë.

Ata u pritën nga prof. asoc. dr. Naim Berisha – shef i Degës së Gjuhësisë, Shpresa Krasniqi Kokolli dhe Kosovare Krasniqi – përgjegjëse të bibliotekës së Institutit.

 

Profesor Massaro duke shprehur falënderime për ofrimin e bashkëpunimit të deritashëm, si dhe mikpritjen e sotme, shprehu gatishmërinë që t’i mirëpresë punonjësit e Institutit Albanologjik për një vizitë te arbëreshët e Italisë.

Profesor Mario Massaro është diplomuar në Universitetin e Urbinos (Itali), konkretisht në degën e Pedagogjisë, me temën: ”Chieuti, Colonia albanese”. Në vitet në vazhdim, me pasionin e tij  ka qenë i përfshirë në çështjet historike dhe kulturore arbëreshe të Capitanatës.

Pjesën më të madhe të kohës ia kushtoi punës së tij si profesor i letërsisë në shkollën e mesme shtetërore të Chieutit. Ai për 30 më radhë ishte  kryetar komune i qytezës së lartcekur.

Shpirti i tij arbëresh e shtyu që të ishte themelues i shoqatës arbëreshe “Gjaku i shprishur”, si edhe organizator i grupit folklorik me të njëjtën emër.

Previous Story

Shumë gra e injorojnë këtë simptomë të menopauzës që mund të dallohet në flokë

Next Story

Çfarë do të thotë të ëndërrosh se je shtatzënë

Latest from Lifestyle

Go toTop