Ansmabli “Ibe Palikuqi”, mbrëm shpalosi programin e saj para artdashësve të Splitit në Kroaci

August 25, 2023

Në qytetin kroat të Splitit po mbahet Festivali Ndërkombëtarë i këngëve dhe valleve tradicionale.

Në mesin e pesë ansambleve nga shtete si SHBA-të, Italia,Polonia, Bullgaria dhe Kroaci, po merr pjesë edhe Ansambli i këngëve dhe valleve nga Maqedonia e Veriut, “Ibe Palikuqi”.

Organizatorët e këtij festivali përgjatë katër ditëve aq sa edhe zgjat ky festival, kanë paraparë prezantime nga më të ndryshmet duke shpalosur secili vend pjesë të kulturës dhe traditës së tij në vende të ndryshme të qytetit bregdetar Split, ky vend i lashtë me tradita qindravjeçare.

Ndërkaq kryetari i Splitit gjatë takimit me kryetarin e Ansamblit “Ibe Palikuqi”, Vebi Amza faleminderoi mysafirët për pjesëmarrjen e Ansamblit në këtë Festival duke shprehur mirënjohje dhe falënderime për prezentimin dinjitoz dhe të përgatitur mirë nga vallëtarët profesional.

Ansambli “Ibe Palikuqi” gjatë mbrëmjes së djeshme në praninë e një numri të madh të artdashësve, adhuruesve të folklorit por edhe turistëve nga vende të ndryshme të botës nëpërmjet programit, intepretimin e valleve siç janë ajo e “Rajces”, “Mozaiku” ,”Vallja e Dibres” dhe “Kosovarja”, përcolli emocion dhe kurreshtje tek të gjithë të pranishmit, vallet e përgatitura mirë, veshja elegante dhe e bukur e valltarëve u duartrokitën shumë.

Aktivitet dhe prezantimet e shteteve të tjera do të vazhdojnë gjatë ditëve në vazhdim.

Previous Story

Merita Syla dhe mezet e saj speciale bëhen hit në Tik Tok

Next Story

Osmani- Rama: Do e bëjmë Evropë!

Latest from Lifestyle

Go toTop