Plasin pakënaqësitë në ASH: Akuza për nepotizëm dhe korrupsion

August 21, 2023

Aleancën për Shqiptarët vazhdojnë ta përcjellin skandalet në qeverisje. Edhe anëtarët e saj po reagojnë publikisht ndaj nepotizmit dhe korrupsionit të funksionarëve të ASH-së në qeveri dhe institucionet publike.

Së fundmi, ish kandidati i ASH-së për Komunën e Sarajit, Qerim Mamuti, në profilin e tij në Facebook ka drejtuar kritika të ashpra ndaj funksionarëve të partisë së tij.

“Aleanca Për Shqiptarët u fuqizua tek elektorati shqiptarë me premtimet: Zero korupsion!
Ndalë (nepotizmin) familjarizmin!
Ndalë, merr rrogë e mos shko n’punë!
Meritokraci drejtësi barazi !
Slloganet, Pastër ndershmëri moral sinqeritet !
Me kyqjen në Pushtet, për fatë të keqë të gjitha këto premtime u rrënuan e ran prej provimit dhe premtimeve të dhëna!
Më mirë vonë se kurrë, stoponi ndaloni, prishnjau qefet dhe pangopësitë e individëve sesa të prishet një Aleancë e ndërtuar me mundë djersë e gjakë!”, ka shkruar mes tjerash Mamuti.

Që nga kyçja në qeveri, ASH-në e kanë përcjellë një sërë skandalesh. E fundit ishte afera “Brako”, pasi u bë e ditur se Ministri i Shëndetësisë nga Aleanca, Fatmir Mexhiti, i ka paguar qindra mijëra euro kompanisë e cila e ndërtoi spitalin modular në Tetovë, ku u dogjën të gjallë 14 viktima.

Previous Story

Arti ndez skenën në Itali bashkë me yllin argjentinas, Brenda

Next Story

Kreu i Butelit, Kostovski me mjete të siguruara nga SHBA zgjidh problemin shumëvjeçar me ujësjellësin për Lubotenin dhe Lubancën

Latest from Lajme

Go toTop