City e fiton për herë të parë Superkupën e Evropës

August 16, 2023

Manchester City ka triumfuar në finale të Superkupës së Evropës, pasi e mposhti Sevillan me anë të penaltive.

Golin e parë në ndeshje e shënoi En-Nesyri, në minutën e 25’, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, City e barazoi rezultatin me anë të Palmer, në minutën e 63’.

Ndeshja nuk prodhoi më gola dhe fituesi u vendos me gjuajtjen e penaltive. Në këto të fundit Qytetarët ishin të saktë pesë herë, teksa lojtarët e Sevillas katër.

Kështu, City bëhet skuadra e gjashtë angleze që e fiton këtë trofe evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Drejtori Halili në “Prestige lecture & dinner” në Londër flet për inovacionet dhe zhvillimet e fundit teknologjike

Next Story

Partitë e reja, Analistët: Hipokrizi e rreme përballë qytetarëve

Latest from Sport

Go toTop