Nga sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin programin e ri kufitar.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Qafë Thanë së bashku me Kovaçevskin për të monitoruar programin.
Kjo sipas Ramës, do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave me procedura më të thjeshtëzuara.
“Qafë Thanë – Hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”, duke “zhbërë” kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara.”- shkruan Rama.