Zv/Kryenegociatorja Drita Abdiu-Halili takon ambasadorin e Spanjës në BE

July 6, 2023

Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Eurointegrime dhe njëherit zëvendës kryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu Halili sot në Bruksel takoi ambasadorin e Misionit të Përhershëm të Spanjës në BE, Marcos Alonso Alonso.

Në takim u diskutua për situatën aktuale në lidhje me reformat kyçe në kuadër të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut, rrjedhën e negociatave të anëtarësimit dhe angazhimet dhe përkushtimin tonë si shtet për tejkalimin e sfidave dhe përmbushjen e detyrimeve në procesin e integrimit evropian dhe sigurimin e vazhdimësisë së tij.

Presidenca spanjolle me BE ka shprehur një mbështetje të fortë, angazhim të qartë dhe bashkëpunim partneriteti në procesin tonë të integries, moment ky që duhet shfrytëzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Osmani bëhet ankth i VMRO-DPMNE-së, partia maqedonase i reagon ende pa mbaruar intervista e tij

Next Story

Meti Thaçi transferohet në elitën gjeorgjiane

Latest from Ballina

Go toTop