Jakimovski pyet Mickoskin: Sa vjeç ke qenë kur ndërtuat hidrocentralin tuaj të parë?

July 4, 2023

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, në një konferencë për media para portave të selisë së partisë “Pallati i Bardhë” (VMRO-DPMNE), i është drejtuar Hristijan Mickoski, duke e pyetur: Sa vjeç keni qenë kur ndërtuat hidrocentralin tuaj të parë dhe si fituat pronë miliona?

“Kam një pyetje për zotin Mickovski, është një dhe është e drejtpërdrejtë dhe pres përgjigje”, tha kryetari Karposh dhe kryetar i partisë GROM, përcjell Indeks.mk

“Mickoski duhet të thotë sa vjeç ka qenë kur e ka ndërtuar hidrocentralin e tij të parë dhe ka fituar pronën milionëshe, dhe nëse e ka ndërtuar para apo gjatë të qenurit drejtor në ELEM”, tha Jakimovski.

Jakimovski thekson se ai si drejtor i ELEM-it është dashur të ndërtojë hidrocentrale që do të jenë në pronësi të shtetit dhe jo pronë e tij personale, siç bëri Mickovski, i cili sot së bashku me anëtarët e partisë së tij vazhdimisht akuzon njerëz nga kampet e kundërta politike.(Indeks.mk)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kronikë gëzimi për ardhjen e Klintonit

Next Story

“One stop shop” me Kosovën/ Grubi: Lehtësojmë lëvizjen ndërkufitare

Latest from Ballina

Go toTop