Ibrahimaj: Rritja ekonomike në tre muajt e fundit ishte 2.7%, kryeson sektori i ndërtimit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat ka pasqyruar ecurinë ekonomike në tremujorin e fundit. Brahimaj thekson se ekonomia ka pësuar rritje me 2.72 përqind, duke pasur një ecuri më të mirë se vende të tjera të rajonit.

“Për tre mujorin e parë, 2.72% rritje ekonomike në vend. Ishte një rritje mesatare. Rezultoi me një rritje 2.7% ishte me e lartë se Maqedonia e Veriut e se Serbia. Mesatarja e rritjes së vendeve të BE-së ishte 1%. Për dymujorin prill maj eksportet janë rritur në vëllim me 2% dhe në vlerë me 14%”, thekson ajo.

Rritje kanë pësuar kryesisht sektori i ndërtimit dhe ai i shërbimeve, thekson ministrja.

”Për periudhën 5 mujore qarkullimi është rritur me 4 përqind, ku kontributin kryesor dhe rritjen më të madhe e ka pasur sektori i shërbimeve me një rritje 15 përqind dhe sektori i ndërtimeve me një rritje me 14 përqind”, deklaron ajo.

Në të njëjtën kohë, Brahimaj thekson se pritshmëritë janë që në bazë të treguesve rritja ekonomike të vijojë në 3.7 përqind.