Strugë, sezoni veror sjell probleme me parkingjet

Mungesa e parkingjeve në Strugë është një shqetësim i madh për qytetarët vendas por, edhe turistët që vijnë për pushime. Edhe pse janë hapur vende të reja parkimi, për numrin e turistëve që vijnë gjatë sezonit veror, nuk janë të mjaftueshme.

“Edhe pse jemi në fillim të korrikut dhe ende nuk ka filluar fluksi më i madh i turistëve dhe mërgimtarëve tanë, qytetarët dhe vizitorët e kanë të vështirë të gjejnë vende të lira parkimi. Qytetarët të cilët pranuan të flisnin para kamerës sonë thane se duhet të hapen vende të tjera parkimi ose të ndërtohet një garazh parkimi.”

“Struga ka shumë probleme me parkingje. Tash vijnë gurbetqarët, njerëz prej vendeve te tjera të Maqedonisë dhe s’ka vende. Duhet të bëhen parkingje të reja, jashtë Strugës, te Fusha e Strushkopoles ose te Pazari i Vjetër. Mirë është të bëhen parkingje dhe të lirohen vende.”

“Sot erdhën gjetem parking, ka vende tash, ne s’kemi problem të tjerër s’e dijmë.”

“Mendoj që do ketë probleme me turistë me gjithcka, ka pak parking, besoj do ketë probleme”

“Tek unë atje ka, por këtu e shoh parkohen në trotuare, në vija të bardha. Policia nuk reagon. Duhet të bëhen, ky eshtë vend turistik, këtu s’ka parkingje. Ka një atje dhe s’ka parkingje tjera”

“Ka. Në secilin parking kërkojnë pare. S’ka vende parkohen nëpër rrugë njerëzit. Të bohen parkingje të reja, shumë makina ka” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2, përcjell PRESSonline.al

Mungesa e parkingjeve në Strugë është problem për sezonin veror, kryesisht në korrik dhe gusht, ku numri i turistëve dhe mërgimtarëve tanë është shumë i lartë.

E njëjta situatë është edhe në Ohër, ku gjatë verës ka rreth 900 vende parkimi, megjithatë nuk janë të mjaftueshme për të shmangur kaosin në qytet.

Për zgjidhjen e këtij problemi, është e nevojshme të hapen edhe rreth 500 vende të reja parkimi.