Mount po kalon testet mjekësore te United, detajet e kontratës

Mason Mount i nënshtrohet testeve mjekësore për Manchester United.

Sipas Sky Sports, mesfushori i Chelsea është planifikuar t’i nënshtrohet një kontrolli para se të transferohet te Manchester United të hënën.

Më herët u bë e ditur se Mount do të nënshkruajë një kontratë me Manchester United për 5 vite me mundësi vazhdimi edhe një vit.

Shuma e transferimit do të jetë 55+5 milionë paunde.