Tottenham ka siguruar shërbimet e mesfushorit ofanziv, Manor Solomon.
Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja mes palëve është arritur, shkruan GazetaBlic Sport.
Solomon pritet të kryejë testet mjekësore të martën.
Izraeliti ishte në huazim te skuadra e Fulham në sezonin e kaluar nga Shakhtar Donetsk.
Te Fulham Solomon u paraqit në 19 ndeshje ku shënoi 4 gola.
/GazetaBlic Sport/