Szoboszlai kalon testet mjekësore te Liverpooli, zyrtarizimi çështje kohe

Szoboszlai është shumë afër ta kompletojë kalimin e tij te Liverpooli.

The Reds kanë arritur marrëveshjen me Leipzig për 70 milionë euro, kurse hungarezi pritet t’i bashkohet edhe zyrtarisht anglezëve së shpejti, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve të huaja, Dominik Szoboszlai ka kaluar me sukses sot testet mjekësore.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë që do ta mbajë në Anfield deri në vitin 2028.