Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp mëngjesin e sotëm tha se ndryshimet kushtetuese nuk i duan vetëm grupet ekstremiste bullgare, që nuk e duan ta shohin vendin tonë në BE.
Ai tha se grupe të tilla, përveçse në Bullgari, ka edhe në vendin tonë por që nuk shfaqen hapur.
Osmani përsëriti se tani është momenti krucial për ta çuar vendin para, në të kundërt do të futemi në vendet që kanë çështje të hapura si Bosnja Hercegovina dhe Kosova, përkatësisht duhet të priten dekada të tjera.