Fenomeni i migrimit ndër dekada është prezent në shoqërinë tonë, sidomos në forma të ndryshme është më i theksuar në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.
Si pasojë shumë vendbanime, fshatra e qytete kanë shënuar ulje drastike të popullsisë, por edhe janë boshatisur tërësisht.
Fenomeni i migrimit sërish është aktualizuar viteve të fundit, tani duke zbrazur edhe shkollat, pasiqë prindërit me vete marrin tërë familje.
Sociologu Basri Isaku thotë se arsyet për megrim janë të shumta, por se kryesisht janë ato të aspektit socio-ekonomik e politik.
“Migrimi ka qenë plagë e vjetër e shoqërisë tonë, zanafillën e ka qysh herët duke fillu nga aspekti ekonomik, social, politik. Më herët shoqëria jonë ka migruar si rezultat ekonomik e politik, sepse kanë qenë të përndjekur ku shumë prej tyre kanë marë azil politik, në perendim. Ka patur edhe internim të familjes së tyre pasi nga sistemi i atëhershëm ishin të anatemuar, kurse tani, nuk kemi pasur aq megrim sa kemi ditët e sotme. Pse tani kur jemi të lirë së paku politikisht, nuk kemi represale e natyrave të tilla, pse tani ndodhë, unë mendoj se tani gjithnjë është në pyetje ana ekonomike, aspekti ekonomik, sepse globalizmi e bën të veten që ne të ndjehemi njejtë sikur popujt perëndimorë, dhe pse ata ta kenë e ne mos ta kemi këtë mundësi të zhvillimit, por e kemi një jetë krejt ndryshe prandaj tanët gjithnjë migrojnë dhe integrohen atje”. – tha sociologu Basri Isaku.
Por, a mund të parandalohet ky fenomen i cili, gjithnjë e më shumë po përhapet dhe po zbrazë fshatrat e qyetet tona, sociologu Basri Isaku thotë se tanimë është tepër vonë për një gjë të tillë, pasi që njejrëzit po lënë gjithçka për një jetë më të mirë e dinjitoze.
“Nëse merret aspekti ekonomik, ne kemi kolegë në shkollë i cili e ka lënë vendin e punës, por kemi dëgjuar se ka plot të atillë dhe shkojnë, pse shkojnë por shkojnë për një jetë më të lumtur, më të mirë, pasi është ajo se atje mënyra e jetës është e organizuar aq mirë sa që çdo gjë është e programuar, sepse atje kush punon do të ketë, po flas në aspektin ekonomik kurse këtu tek ne gjërat ndodhin ndryshe, brenda natës ndodhin disa gjëra e problem të natyrave të ndryshme, shpesh here dëgjoj edhe biznesmen kur thonë Po ta kisha zhvilluar këtë biznesin tim në perendim a thua sa do të kisha fituar?”, theksoi mes tjerash sociologu Basri Isaku. (Fatlum Aqifi, TVM2)