“Ballkani i Hapur e kreu misionin”, Vuçiç vë në dyshim deklaratën e Ramës: Nuk besoj se e ka thënë, uroj ta takoj së shpejti

July 2, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vet dhe se tashmë duhet vazhduar me Procesin e Berlinit.

Vuçiç gjithashtu u shpreh kundër asaj që tha se Rama se “duhet të futemi me kokë tani në Procesin e Berlinit” dhe tha se shpreson që së shpejti do ta takojë atë.

“Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj të kem mundësi ta shoh së shpejti. Ballkani i Hapur është një ide autonome dhe autoktone e njerëzve nga Ballkani”, tha Vuçiç në TV Prva.

Ai tha se do të konsiderojë gjithmonë se çdo ide e krijuar në rajon është “më e mirë se ato që vijnë nga jashtë”.

“Kjo është shprehje e dëshirave dhe marrëdhënieve tona, jo diçka që e bëjmë nën sundimin e dikujt tjetër”, tha Vuçiç.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha dje nga Ulqini se nisma “Ballkani i Hapur” e ka përfunduar misionin për të cilin ka lindur, e që tha se ka qenë për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kurti: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, mbetet një dokument i çmuar historik

Next Story

Di Maria drejt Benficas, zyrtarizimi i marrëveshjes çështje kohe

Latest from Ballina

Go toTop