Taravari: Verë e nxehtë, me mjaft ngjarje në skenën politike

Kjo verë do të jetë relativisht e nxehtë, me mjaft ngjarje në skenën politike në Maqedoni. Të shohim se si do të zhvillohen dhe sipas asaj do të shohim se cilat do të jenëe dhe hapat e ardhshëm të Aleancës për shqiptarët (ASH), paralajmëroi lideri i ASH-së dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në intervistën në emisionin Vin – vin në TV Telma, përcjell PRESSonline.al

Sipas Taravarit, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko duhet së paku për shkaqe morale të japë dorëheqje, pasi që u vendos në listën e zezë të SHBA-së. Por çdoherë, thotë Taravari, BDI gjen formulim me të cilin gjen mënyrë të përqendrimit në temën “as poshtë, as lartë”.

Ai theksoi se ekzistojnë disa persona për të cilët ekzistojnë dyshime dhe mendon, siç tha, lista e zezë e SHBA-së do të vazhdojë, por bëri thirrje për kohë, periudhën para nesh të dalin të gjitha emrat që i paralajmëron, tha, ambasadorja.

“Ka ngjarje të çuditshme dhe interesante në BDI siç asnjëherë deri më tani në këto 20 vite të ekzistimit të tyre, por ato janë punë të tyre të brendshme. Është e pakontestueshme se ka desinkronizim të brendshëm në BDI, por nëse ASH ndihmoi apo ishte katalizator që kjo të ndodhë edhe ajo është pjesë e gjërave që duhet të analizohen mirë”, deklaroi Taravari.

Ai potencoi se në këtë periudhë, në fokus janë ndryshimet kushtetuese, por se periudha në vijim pa dallim nëse do të ketë 80 deputetë apo jo për këto ndryshime për të cilat shpreson se do të votohen, hapi i ardhshëm është të bisedohet për mbajtje të zgjedhjeve, kur do të mbaheshin zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Таравари 2

“Mendoj se vendit nuk i duhet luks që për tre muaj të ketë dy herë zgjedhje, edhe presidenciale edhe parlamentare, pa dallim nëse parlamentaret do të ishin të parakohshme në dhjetor apo nëntor, apo të rregullta në qershor apo korrik, ndërsa presidenciale duhet të ketë të rregullta, nga fundi i marsit apo fillimi i prillit. Unë mendoj, ende nuk kemi biseduar me partnerin e koalicionit, por edhe në parti nuk e kemi hapur këtë temë, megjithatë do të ishte racionale për shtetin sa më pak shpenzime të bëjë për zgjehdje. Nuk do të ishte keq të mendohet për opsionin rreth i dytë për zgjedhje presidenciale, të jetë edhe data për mbajtje të zgjehdjeve të parakohshme parlamentare, që do të ishin të parakohshme vetëm dy deri tre muaj, propozon Taravari, lider i ASH-së.

Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se nuk e kanë ditur se do të ketë ofertë konkrete për hyrje në Qeveri për VMRO-DPMNE-në. Për atë ofertë dhe se çka është folur në takimin e liderëve morëm vesh nga konferenca për shtyp. Ndoshta ajo është biseduar në kryesinë më të ngushtë të LSDM-së, nuk besoj, thotë ai, se edhe kryesia më e gjerë e LSDM-së e kanë ditur çka do të ofrojë Kovaçevski.

Për ne, thekson, është me rëndësi të ketë konsensus të gjerë të partive politike, të jemi të fokusuar në atë se duhet të ndodhin ndryshimet kushtetuese, që janë kusht për fillim të konferencës së dytë me BE-në, e tërë kjo me qëllim që Maqedonia eventualisht t’i fillojë negociatat dhe të mos ndahet nga Shqipëria.

“GJithçka tjetër është e,lejuar në këtë periudhë sipas meje. Asgjë nuk është me rëndësi përveç se të gjenden 80 apo më shumë deputetë. Unë do të doja të jenë 120 deputetë. me çdo çmim duhet të japim maksimumin të gjitha partitë politike”, tha Taravari, lider i Aleancës së shqiptarëve dhe kryetar i komunës së Gostivarit.

Shtoi se është i zhgënjyer nga tërheqja, siç tha e VMRO-DPMNE-së pas tkaimit të liderëve.

Analizë e imja personale është, edhe në aprti, se po bëhet një lloj pi-ari mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, me vetëdije apo jo, nuk hyj në detaje. Por, nga e tërë tollovi që ndodhi, vlerësoi ai, më së shumti fitoi BDI, dhe në këtë periudhëp përshtypja është se VMRO-DPMNE punon për BDI-në.

Lideri i ASH-së informoi se në takim me Ahmetin, ai ka mohuar se kanë komunikim me VMRO-DPMNE-në.

Taravari informoi se ASH ka raporte relativisht të mira me të gjitha partitë politike, me LSDM -në janë në Qeveri, por kanë kanale komunikimi edhe me VMRO-DPMNE-në, me Besën.