Stuhia la pasoja në Shkup, automjete të thyera, përmbytje në Kozle, rrugë të bllokuara nga drunjtë

Pas stuhisë së fortë që kapi rajonin e Shkupit, në kryeqytet vërehen vetura të thyera, pemë të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara

Një pemë në lagjen “Miçurin” në Aerodrom goditi automjetin, ndërsa QMK-ja theksojnë se për fat të mirë, pema ka prekur pjesën e pasme të automjetit i cili ka qenë në lëvizje.

Në lagjen Kozle ka përmbytje, ndërsa të mbushura me ujë janë edhe rrugët në Aerodrom./Telegrafi/