Pablo Mari përshëndetet me Arsenalin me një letër lamtumirëse: Ishte nder ta përfaqësoja një klub kaq të madh

Pablo Mari është larguar përfundimisht nga Arsenali.

Monza ka aktivizuar klauzolën e lirimit duke paguar 6 milionë funte për mbrojtësin, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanjolli ishte i huazuar te skuadra italiane në sezonin e kaluar ku u paraqit në 30 ndeshje zyrtare duke shënuar edhe një gol.

Ish lojtari i Arsenalit u ka dërguar fansave një letër lamtumirëse.

“Ndërsa kontrata ime me Arsenalin po përfundon, doja të gjeja një moment për të shprehur mirënjohjen time të përzemërt për secilin prej jush”, tha ai.

“Faleminderit që më dhatë mundësinë të përfaqësoj këtë klub të madh dhe historik, për të gjitha kujtimet që jetuam së bashku dhe për mbështetjen që kam marrë gjithmonë. Ka qenë një nder i jashtëzakonshëm të vesh fanellën e Arsenalit dhe të fitoj dy tituj me këtë klub. Gunners do të kenë gjithmonë një vend në zemrën time!”, ka përfunduar Mari.

/GazetaBlic Sport/