Navas në radarin e Interit

Navas është rikthyer te PSG pas huazimit te Nottingham Forest.

Megjithatë, e ardhmja e portierit nga Kosta Rika duket të jetë larg Parisit, shkruan GazetaBlic Sport.

PSG ia ka bërë të qartë 36 vjeçarit që nuk është në planet e tyre, pasi Gigi Donnarumma është numri një i skuadrës.

Sipas gazetarit Nicolo Sira, Interi mund të jetë destinacioni i ardhshëm i tij.

Nerazzurët do ta kenë të vështirë ta mbajnë Onanan si portierin e tyre pasi kamerunasi ka ngjallur interesimin e skuadrave si Chelsea dhe Manchester United dhe Navas mund të jetë zëvendësuesi i tij.

Keylor Navas luan për Parisin që nga viti 2019 dhe ka gjithsej 108 paraqitje.

/GazetaBlic Sport.