Mata largohet nga Galatasaray: Nuk jam i mërzitur, jam i lumtur që ndodhi

July 1, 2023

Ish-mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Juan Mata është larguar nga Galatasaray dhe tani është “lojtar i lirë”.

35-vjeçari kishte firmosur kontratë me gjigantin e Superligës së Turqisë vetëm deri në fund të këtij sezoni.

Mata me Galatasarayn fitoi titullin e Superligës për sezonin 2022/23, kurse në të gjitha garat zhvilloi 18 paraqitje, shënoi tre gola dhe bëri dy asiste.

Pas largimit nga ekipi turk, Mata shkroi një mesazh: “Nuk jam i mërzitur, jam i lumtur që ndodhi”.

Ish-lojtari i Chelseat dhe Manchester Unitedit tani është “lojtar i lirë”, kurse e ardhmja e tij nuk dihet – mund të jetë Arabia Saudite apo edhe një pensionim i mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Maqedoni: Më shumë lindje dhe vdekje regjistrohen nëpër qytete

Next Story

Garuesja me mbulesë: Me Fiatin me të ngadaltë në Kosovë fitova 2 gara veturash

Latest from Sport

Go toTop