Ruben Loftus-Cheek ka nënshkruar kontratë me Milanin deri në vitin 2027.
Anglezi është përforcimi i dytë zyrtar i këtij sesioni në merkato, transmeton GazetaBlic Sport.
Mesfushori dedikoi një postim në rrjetet sociale për të përshëndetur ish-skuadrën e tij, Chelsea, përpara se të hidhej me kokë në aventurën e re të kuqezinjve.
Loftus-Cheek ka publikuar një video për të kujtuar kohën e tij në Londër, e cila fillon nga akademia e të rinjve dhe përfundon këtë vit: “faleminderit për gjithçka” është mesazhi që shoqëron videon.
Thank you for everything 💙 @ChelseaFC pic.twitter.com/YxoAt1gDSk
— Ruben Loftus-Cheek (@RLC) June 30, 2023
/GazetaBlic Sport.