Fushë Kosova në bisedime me tre futbollistë të njohur

Fushë Kosova po përgatitet për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra kosovare e sapo promovuar nga Liga e Parë e Kosovës, po punon për transferime të reja në mënyrë që të paraqitet sa më mirë në ligën elitare të Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Burime të GazetaBlic Sport brenda Fushë Kosovës mësojnë që klubi është në bisedime edhe me tre lojtarë.

Bëhet fjalë për: Armend Abazi, Gentrit Dumani dhe Bachare Razack.

Më herët, GazetaBlic Sport raportoi se klubi e ka përfunduar marrëveshjen edhe me Arbios Thaçin.

Fushë Kosova siguron shërbimet e Arbios Thaçit