Cesar Azpilicueta preferoi Atletico Madridin para Interit

Një tjetër largim nga Chelsea!

Cesar Azpilicueta po transferohet në Atletico Madrid pasi kapiteni i Bluve përfundon qëndrimin 11-vjeçar në Stamford Bridge, përcjell GazetaBlic Sport.

Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, është gati të bashkohet me Atletico Madridin në një marrëveshje dyvjeçare si agjent i lirë këtë verë.

Azpilicueta vendosi stilolapsin në letër për një kontratë të re dyvjeçare me Chelsean vetëm verën e kaluar, por Blutë i kanë dhënë atij dritën jeshile për t’u larguar si lojtar i lirë si shenjë respekti.

Gjiganti i Serie A, Interi ishte gjithashtu i interesuae për të nënshkruar me ndërkombëtarin spanjoll si zëvendësues për Milan Skriniar i cili është larguar nga klubi si agjent i lirë për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain.

Por Atletico e ka mposhtur klubin italian në garën për të siguruar nënshkrimin e Azpilicueta.

/GazetaBlic Sport/