Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Bashkimi Evropian ka konfirmuar sot se masat ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi.
Abdixhiku tha se si mund te jetë fitore për Kosovën, kur janë vendosur gjithë ato masa, ku përfshihen pezullim fondesh, takimesh të nivelit të lartë e pezullim i MSA.
Tutje, ai ka thënë se Kosova s’ka qenë kurrë më keq ndërkombtarisht se sot, dhe se Serbia s’ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sot.
“Albin Kurti dhe politika e tij nuk e bën dot Kosovën shtet evropian. Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot. Serbia nuk ka pasur kurrë më shumë përkrahje se sa tani.
Koha e fundit për një rrugë të re pa Kurtin dhe politikën e tij të izolimit”, ka shkruar Abdixhiku.
