ZYRTARE/ Interi njoftoi largimin e Skriniar pas 6 vitesh, mbrojtësi kalon te PSG

Mbrojtësi Milan Skriniar është larguar nga Interi.

Nerazzurrët kanë njoftuar zyrtarisht largimin e 28-vjeçarit si transferim i lirë pas 6 vitesh në klub.

Tani sllovaku do të kalojë te PSG, të cilin ai vetë e njoftoi në dimër.

Në 6 sezone te Inter, Skrinjar fitoi 5 trofe: kampionatin italian, dy kupa italiane dhe 2 superkupa. /G.D abcnews.al/