Zyrtare: Historia me Milanin vazhdon, rinovon Ignazio Abate

Ignazio Abate rinovon me Milanin. Ish-mbrojtësi i djathtë, i cili kaloi 10 sezone si futbollist me kuqezinjtë, u emërua trajneri i skuadrës U19 të Milanit në verën e vitit 2022.

36-vjeçari ka firmosur edhe për një tjetër vit, siç konfirmohet nga klubi historik italian me anë të një komunikate zyrtare.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka rinovuar kontratën e Ignazio Abates në drejtimin teknik të skuadrës primavera.

Abate, i cili arriti në Final Four të UEFA Youth League me ekipin sezonin e kaluar, ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2024.

Urimet më të mira për Ignazion në punën e tij me skuadrën tonë”.

Abate fitoi një titull kampion (2011) dhe dy Superkupa të Italisë (2011, 2016) si futbollist me Milanin.