Xhaferi bën apel që të ruhet momentumi dhe dinamika e procesit të zgjerimit të BE-së

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në fjalimin e sotëm në Konferencën ndërkombëtare për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit me temë: “Mbrojtja e vlerave evropiane dhe institucioneve demokratike të ballafaquara me sfidat e reja dhe kërcënimet për demokracinë”, që mbahet në Spanjë, apeloi të ruhet momentumi dhe dinamika e procesit të zgjerimit, veçanërisht në pikëpamje të anëtarësimit të paraparë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, si qëllim real, por edhe për vendet e tjera të rajonit të cilat do t’i plotësojnë kriteret e anëtarësimit.

“Në të kundërt, rrezikojmë që fitorja e dëshiruar dhe mbrojtja e vlerave evropiane të cilat kultivohen mbi 70 vjet në kontinentin tonë të rrezikohen në mënyrë serioze nga qendrat e treta të fuqive”, tha Xhaferi.

Xhaferi tha se Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila ka statusin kandidat për anëtarësim që nga viti 2005 dhe vend që duhet t’i hapë kapitujt për negociata si fazë e fundit e procesit të anëtarësimit në BE, duke përfshirë edhe Kuvendin, në vazhdimësi punojmë edhe përkundër të gjitha barrierave në dekadat e kaluara, në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës për avancimin e rrugës sonë eurointegruese.

“Dëshmi e respektimit të vazhdueshëm të vlerave evropiane është përputhja jonë e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duke i përfshirë masat restriktive ndaj Federatës Ruse. Për sa i përket legjislacionit të BE-së që e kemi miratuar deri më tani në Kuvend, vlerësimet janë se vendi ka shkallë të konsiderueshme të harmonizimit dhe i njëjti duhet të vazhdojë më tej me hapjen e kapitujve negociuese”, potencoi kryetari i Kuvendit.