Ditën e djeshme u kap “mat” nga mediat dhe sot u konfirmua. Mesfushori anglez, Ruben Loftus-Cheek është lojtari më i ri i “kuqezinjve” të Milan, me këta të fundit që siguruan shërbimet e 27-vjeçarit nga “blutë” e Chelsea.
Pavarësisht se kartoni i tij vlerësohej në 25 milionë euro, “djajtë” e Milanos arritën të siguronin mesfushorin anglez me një ofertë prej 20 milionë eurosh, pagesë e cila do të ndahet në formulën 16 milionë baze + 4 të tjera bonus.
Ndërkaq, kujtjomë se, te Chelsea, 27-vjeçari kaloi plot 7 sezone, ku arriti të zbresë në fushë në plot 155 raste, duket siguruar dhe 13 gola. Përsa i përket trofeve, Loftus-Cheek ka arriti të fitojë 2 herë titullin e Premier League, 1 Botëror për Klube, 1 Superkupë Evrope dhe 1 EFL Cup. /abcnews.al/