Musliu për Kurtin: Që zhylli, shkon llaskucavet me bakllavë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka postuar një video në Facebook ku ka treguar se së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar njësitet e Policisë së Kosovës në lagjen “Kroi i Vitakut”, ku edhe edhe iu ka shpërndarë bakllava me rastin e Kurban Bajramit.

Pas këtij veprimi ka pasur edhe kritika nga opozita për shkak të kushteve që kanë policët. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se Qeveria ia ka anuluar pushimet zyrtarëve policor.

Teksa e quajti llaskucë Kurtin: Që zhylli, ua ka anulu te gjithë policeve pushimet e shkon llaskucavet me bakllavë.