Mësohet shuma që Arsenal do të paguajë për Jurrien Timber

Arsenal dhe Ajax kanë gjetur akordin për transferimin e mbrojtësit Jurrien Timber.

Sipas raportimeve të medieve britanike, “The Gunners” do të paguajnë 42 milionë euro plus 5 milionë bonuse për këtë afrim.

Pas përfundimit në vend të dytë sezonin e shkuar, trajneri Mikel Arteta është duke punuar për forcimin sa më shumë të skuadrës, dhe tashmë transferimi i Timber mbetet vetëm një formalitet.