Manchester United shpreh interesim për Mehdi Taremin

Taremi ka hyrë në radarin e Manchester United.

Sulmuesi – për të cilin Porto kërkon të paktën 20 milionë euro – është ndjekur prej disa kohësh nga klubi i Old Trafford dhe Erik ten Hag vlerëson cilësitë e iranianit, i cili që nga e shtuna hyn në vitin e fundit të kontratës me klubin aktual, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi anglez i ka kushtuar vëmendje të veçantë sulmuesit, i cili në një intervistë për uebsajtin iranian Varzesh 3, konfirmoi se ka interesim edhe nga skuadra tjera si Everton dhe Newcastle United.

/GazetaBlic Sport/