Ku mbetën banesat e premtuara për çifte të kryemnistrit Kurti?

June 30, 2023

Kanë kaluar dy vite që kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka premtuar strehimin për rreth katër mijë çifte të reja, dhe ende nuk ka ndonjë gjë konkrete në këtë drejtim. Kurti këtë e pati premtuar kur kishte shpalosur programin qeveritar katër vjeçar.

Më 16 shkurt 2022 është nënshkruar marrëveshja për 4 mijë banesat e premtuara nga ministri Liburn Aliu, por që nga ajo ditë Qeveria nuk ka japur më ndonjë informacion në lidhje me këtë çështje.

Por, ky premtim është diskutuar në mbledhjen e Kuvendit të 23 dhjetorit 2022 ku deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e pyeti Kurtin se kur do të realizohet ky projekt dhe në cilën fazë janë.

Zotri kryeministër a mund të na thoni ne dhe qytetarëve të Kosovës se ku jeni me këtë projekt në cilën fazë?” – pati pyetur deputetja Musliu në Kuvend.

Ndërkohë një kundërpërgjigjie e Kryeministrit Kurti ishte se deri më tani vetëm Komuna e Pejës ka siguruar një parcelë të mjaftueshme për këtë projekt. Sipas tij, në Pejë mund të ndërtohen 339 njësi banimi, ndonëse shtoi se janë duke u angazhuar që të sigurohen edhe parcela të tjera në komuna tjera për këtë projekt.

“Është më shumë rëndësi të përmendet se është gjetur një zgjidhje praktike për të vazhduar me projektin, pra ai mund të realizohet bazuar në ligjet në fuqi. Analiza dhe modeli financiar janë në fazën e fundit, do të përfundohen brenda disa ditëve, modeli financiar do të strukturohet si një shabllon që mund të aplikohet për shumë lokacione në mënyrë që të mund të përdoret për qytete shtesë. Deri më tani vetëm komuna e Pejës e ka siguruar një parcelë të mjaftueshme për këtë projekt. Sipas planit fillestar në Pejë mund të ndërtohen 339 njësi banimi. Jemi duke u angazhuar që të sigurohen edhe parcela të tjera në komuna të tjera për këtë projekt,” – është shprehur Kurti.

Tutje, Kryeministri Kurti tha se për realizimin e këtij projekti janë përzgjedhur pesë komuna përfshirë këtu Prishtinën, Prizrenin, Gjilanin, Pejën dhe Mitrovicën. Ai kërkoi që për hollësi t’i referohet ministrit Liburn Aliu.

Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, pati thënë se premtimi për banim të përballueshëm po realizohet.

Bashkë me drejtorin rajonal të IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, z. Ary Naïm, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për studimin e fizibilitetit për projektin e banimit të përballueshëm. Studimi i fizibilitetit është hapi i parë i punës për rritjen e mundësive për banim të përballueshëm për ndërtimin e 4,000 njësive banimi moderne me çmime të përballueshme”, pati shkruar Aliu në Facebook.

Ndryshe, në vitin 2021 Kurti kishte thënë, se nëpërmjet programit “120×120” dhe “150×150” për çiftet e reja do të përfitohen banesa me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove në muaj.

Për të moshuarit që presin ndihmën tonë do t’i ndërtojmë edhe 5 shtëpi të tjera me shërbime të përkujdesjes për ta. Kurse nëpërmjet programit “120×120” dhe “150×150” sidomos për çiftet e reja do të përfitohen banesa me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove në muaj, për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120 muaj, përkatësisht 150 muaj”, pati thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

ZYRTARE/ Interi njoftoi largimin e Skriniar pas 6 vitesh, mbrojtësi kalon te PSG

Next Story

(VIDEO) Lloga: VMRO-DPMNE e mbronte Ramiz Merkon kur ASH dhe Ziadin Sela ngritnin padi ndaj tij

Latest from Lajme

Go toTop