Kontrata u nënshkrua dy vjet më parë, por rrugët e Mushtishtit mbeten ende të pashtruara

Pagesa për tu asfaltuar disa rrugë në fshatin Mushtisht të Suharekës është bërë në vitin 2021, po edhe pas afro dy vitesh në ato rrugë nuk kanë nisur punimet.

Komuna e Suharekës me datë 27 tetor 2021 ka nënshkruar kontratë me operatorin ekonomik “H SEFERI SH.P.K.” për ndërtimin e rrugëve lokale në Mushtisht: Sadri Shasha, Sadik Sejda, Haki Sokoli, Ali R Bytyqi, Minatori, Jemin Jemini dhe Bajram Kurti.

Vlera e kësaj kontrate ishte 22 mijë e 245 euro.

Por, edhe pas kaq muajsh rrugët Haki Sokoli, Ali R Bytyqi, Minatori nuk janë shtuar fare, anipse pagesat u janë bërë operatorit ekonomik.

Siç shihet nga fotografitë e bëra dje në terren, rrugët janë të paasfaltuara.