Jovanoviq: Ndryshimet kushtetuese të mbështeten, të drejtat e kombeve të tjera në Maqedoni nuk do të zvogëlohen

Duke folur në forumin “Ndryshimet Kushtetuese – Lindje apo Perëndim” të organizuar nga Civil, drejtori dhe kryeredaktori i “Sloboden Pechat”, Miroslav Jovanoviq tha se procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të mbështetet, përcjell PRESSonline.al

“Duhet të përkrahen ndryshimet kushtetuese, pavarësisht nëse do ta bëjë këtë kjo qeveri apo e qeveria e ardhshme, por kolegjiumi udhëheqës është dakord që ta mbështesë idenë aktuale”, tha Jovanoviq.

Sipas tij, ndoshta si kusht vendosen me imponim, por ne nuk kemi rrugë dhe alternativë tjetër.

“Sipas të gjitha parametrave, qoftë standardi, ekonomia, siguria, stabiliteti e të tjera, Bashkimi Europian është shoqëria më e begatë dhe ne priremi të bëhemi pjesë e atij klubi. Ka disa pilula të hidhura, por as nuk e kuptoj pse bëhet bujë e madhe për to. Çfarë nëse i jepen të drejta një komuniteti të caktuar kombëtar? Inkuadrimi i cilit do komb nuk do t’i zvogëlojë të drejtat e kombeve të tjera në Maqedoni dhe prandaj është e nevojshme të bëhet kjo”, tha Jovanoviq.

I pyetur se pse opozita sillet me kokëfortësi në këtë proces, Jovanoviq u përgjigj se mund të bëhet fjalë për injorancë politike dhe, siç thotë ai, për pamundësi për të parë ngjarjet prapa malit në rajon, e më pas në botë. Jovanoviq thotë se ne jemi vënë në një situatë ku vetë jemi armiku i vetvetes.(PRESSonline.al)