Hovenier flet për ftesën ndaj Qeverisë për të festuar 4 Korrikun

June 30, 2023

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të  Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka treguar se a ka ndryshuar lista e të fturave në ndejën që organizohet çdo vit për të festuar 4 Korrikun, pavarësinë e ShBA-së.

Ai ka deklaruar se të ftuar janë edhe pjesëtarë të qeverisë edhe pse ShBA-ja është në një moment jo të mirë me ekzekutivin kosovar.

“Kam ndjenjën se 4 korriku festohet gjithmonë në Kosovë duke pasqyruar partneritetin dhe marrëdhënien e veçantë që Shtetet e Bashkuara dhe populli amerikan e kanë me popullin e Kosovës dhe po shpresojmë në kremtim të mirë të Ditës së Pavarësisë edhe këtu. Kemi ftuar mysafirët e zakonshëm dhe mirëpresim mundësinë për t’i pritur ata. Por, më duhet të them dhe është me rëndësi të vihet në pah se do të kremtojmë së bashku dhe e mirëpresim këtë, si qeveri me qeveri jemi në një çast më të vështirë. Qeveria e SHBA-së dhe qeveria aktuale e Kosovës i kanë disa dallime dhe nuk do të duhej t’i zvogëloj apo t’i injoroj ato, por kjo nuk do të thotë që nuk i kemi të njëjtat objektiva strategjikë dhe nuk do të thotë që nuk mund të bëhemi bashkë për të festuar përvjetorin e 247-të të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, gjë që do ta bëjmë me kënaqësi”, ka thënë Hovenier. /Klan Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Al-Hilal i ofron 45 mln euro në sezon, Lukaku preferon Interin

Next Story

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Latest from Lajme

Go toTop