Portieri Altin Gjokaj ishte zbulimi i madh i edicionit të kaluar në futbollin kosovar.
Gjokaj ishte fantastik me paraqitjet e tij, duke qenë njëri ndër portierët më të dalluar në nivelin elitar të futbollit kosovar, pavarësisht që është vetëm 17 vjeçar.
Burime të ‘GazetaBlic Sport‘ mësojnë se Gjokaj ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Prishtinës dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti për edicionin që po vjen.
Kujtojmë që në saje të paraqitjeve fantastike, portieri nga Drenica ka fituar edhe besimin e trajnerit Afrim Tovërlani, atje ku u ftua në dy grumbullime nga Kosova U21.
/GazetaBlic Sport/