Al-Hilal i ofron 45 mln euro në sezon, Lukaku preferon Interin

Romelu Lukaku ka refuzuar edhe një herë tjetër ofertën nga Al-Hilal.

Sipas medieve italiane belgu nuk dëshiron që të transferohet në Arabinë Saudite, duke konfirmuar gatishmërinë e tij për të luajtur sërish me fanellën e Interit.

Oferta e dytë nga Al-Hilal për sulmuesin ishte plot 45 milionë euro në sezon, nga 100 milionë për tre sezone që ishte oferta e parë, propozim që Lukaku e ka refuzuar.

/ss