West Ham pranon ofertën e Arsenalit për Rice

Siç raporton “Daily Mail”, Arsenali ka arritur më në fund marrëveshjen me West Hamin për transferimin e Declan Rice.

“Topçinjtë” do të shpenzojnë plot 121 milionë euro, përfshirë bonuset. Lojtari po afrohet gjithnjë e më shumë me klubin londinez, duke pasur parasysh se Manchester City ka vendosur të tërhiqet nga ankandi, pasi iu refuzua oferta prej 104 milionë eurosh.

24-vjeçari Declan Rice do të largohet nga Ëest Hami një vit para skadimit të kontratës së tij, duke i siguruar klubit të ardhura rekorde menjëherë pas fitores historike të Conference League.