Ministri Jeton Shaqiri në manifestimin tradicional “Bakllavaja e Bajramit”!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Dr. Jeton Shaqiri me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka marrë pjesë në manifestimin tradicional “Bakllavaja e Bajramit”, organizuar nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut (BFI), informon PRESSonline.al

Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi mysafirët për prezencën dhe urimet e tyre me rastin e festës së Kurban Bajramit, ndërsa më tej u shpreh se ky manifestim organizohet me qëllim që në vazhdim dhe në të ardhmen në raste të këtilla si kjo të urojnë dhe të festojnë së bashku.

“Lus Allahun fuqiplotë që ai të na ndihmojë. Të ruajmë paqen, të ruajmë qetësinë, të jemi tolerantë dhe të kultivojmë tolerancën, bashkëjetesën dhe të gjitha vlerat civilizuese, që sot bota e civilizuar i ndjek ato trende dhe jeton me ato sende”, u shpreh Fetai. (PRESSonline.al)